Marta Kos në Elbasan: Më thanë që këto veroret sjellin fat ndaj vura dy. Vura një për Shqipërinë dhe një për Bashkimin Evropian që të jenë fatsjellëse

Deklarata:

Në fakt unë dje pata mundësinë dhe kënaqësinë që të takohem me aktorë të ndryshëm sigurisht me qeverinë por edhe me aktorë të tjerë të shoqërisë dhe mund të them se Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme.

Natyrisht që ka ende shumë punë për të bërë, reforma për të bërë, por në rast se i gjithë ritmi do jetë ai që ka qenë deri më tani atëherë do të përfundohet gjithcka në 2027 në mënyrë që të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua të përgëzoj gjithë qytetarët shqiptarë për punën e arritur. Natyrisht që ka shumë gjëra për të cilat dua ti përgëzoj, por duke vijuar me këtë ritëm pune me pasion që po bëhet besoj që në 2027 që Bashkimi Evropian mos jetë një bashkim me 27 shtete, por me 28 kur shqipëria të bëhet shtet anëtar.

Dhe më thanë që këto veroret sjellin fat ndaj vura dy. Vura një për Shqipërinë dhe një për Bashkimin Evropianqë të jenë fatsjellëse.