Marrëdhënie intime në zyrë, 2 vite burg për Safet Gjicin, 1 vit për Alma K! Ish kryebashkiaku i Kukësit përlotet dhe tregon kush i ngriti kurthin

GjKKO dënon me 2 vite burg ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma K. 40 vjecarja u dënua me 1 vit

Eshtë përlotur në sallën e gjyqit ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i cili akuzohet për korrupsion pasiv pasi pëmes përfitimit të parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë Alma K me projektin e saj të mbrojtjes së qenve.

Videoskandali ku Gjici dhe 40 vjeçarja kryeninin marrëdhënie intime në zyrën e kryetarit në bashkinë e Kukësit doli në media më 16 qershor 2023, ndërsa data e regjistrimit në video ishte 6 qershor 2023.

Gjatë konkluzioneve të palës mbrojtëse, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici akuzoi drejtpërdrejt ish kreun e këshillit të qarkut Kukës, kundërshtarin e tij politik Abedin Oruçi se fshihet pas kurthit të videoskandalit.
Para shpalljes së vendimit Gjici, i pranishëm në gjykatë kërkoi nga togat e zeza pafajësi, duke u shprehur se ndjen vetëm përgjegjësi morale, por jo penale.