Një punonjës i Policisë së Burgjeve ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Lumalas, në aksin Korçë–Maliq.
Viktima është identifikuar si Krenar Çekiçi, 45 vjeç, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Korçës, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët.
Ai ishte punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet që lëvizte nga Korça drejt Maliqit ishte ndaluar në krahun e djathtë të rrugës për të kaluar në anën tjetër, me sinjalin e hapur.
Në ato momente, një mjet tjetër që vinte në të njëjtin drejtim ka goditur fillimisht automjetin përpara tij dhe më pas edhe mjetin tip “Benz” të ndaluar, ku ndodhej 45-vjeçari.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.













