Makinat e shkatërruara nga përplasja, dalin pamjet nga aksidenti në Qafë Thanë, shkak dyshohet një parakalim i gabuar (VIDEO)

QAFË THANË- Pamje nga aksidenti i rëndë i regjistruar në Qafë Thanë janë publikuar. Siç shihet përplasja ka qenë e fortë mes mjeteve pasi pjesa e përparme e dy makina është shkatërruar. Nga aksidenti janë plagosur tre persona, një nga të cilët është në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar. Rruga gjithashtu ka lagështi për shkak të shiut dhe mund të ketë qenë shkaktare për përplasjen. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e arsyes së përplases së dy mjeteve.