THUMANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë- Fushë Krujë. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, duke u përplasur me njëra tjetrën pranë fshatit Derven, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është bërë prakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Ndërkohë grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.













