Makina përplaset me matorin në aksin Elbasan-Peqin

ELBASAN – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Paulesh, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk raportohet të jetë kritike.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi i mjeteve në zonë ka vijuar me kujdes të shtuar.

Hetimet janë në vijim.