Në aksin Librazhd-Prrenjas, ka ndodhur një aksident.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre 3 fëmijë.
Një kamion është përplasur me një makinë Land-Rover, në afërsi të fshatit Qukës.
Fëmijët e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
