SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë në lëvizje e sipër.
Nga përplasja e rëndë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës. Ndërkohë që ende nuk dihet se cila është shkaku i aksidentit. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
