Makina përfundon në kanal, dërgohen në spital dy të lënduara

LEZHË- Një aksident ka ndodhur pak më parë në Lezhë. Mësohet se drejtuesja e një automjeti tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Si pasojë e përplasjes mjeti është dëmtuar dhe dy gratë që udhëtonin në të mbetën të bllokuara për disa minuta.

Por në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe dy autoambulanca, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e të lënduarave nga makina. Gjithashtu bëhet me dije se dy të lënduarat u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autoritetet po hetojnë shkakun e plotë të ngjarjes.