“Ma vranë djalin brenda shtëpisë”/ Flet babai i të riut që vdiq nga shpërthimi i tritolit në derën e motrave Nikolli

Babai i Enea Themollarajt ka folur sot në emisionin “Breaking”, për herë të parë pas vdekjes së djalit të tij nga shpërthimi i tritolit në derën e banesës ku jetonin motrat Nikolli.

Artur Thomaraj u shpreh se djali i tij ndërroi jetë pasi i ka në kokë dera e shtëpisë ku banonin motrat Nikolli, pas shpërthimit të tritolit. Ai shtoi se djali i tij nuk kishte probleme me askënd dhe ishte krahu i familjes.

“Nuk kam pasur fare mbështetje, më vranë djalin brenda në shtëpi, Gjendja ime dhe e familjes ka qenë shumë e vështirë. Nusja ime ka dy muaj tek Trauma. Çuni ka qenë shumë rëndë deri ditën që vdiq. Unë jam invalid, kam që në fëmijëri, edhe nusen e kam invalide. Jemi dy pensionistë, djali ne vogël e kam pa punë. Djali ne madh kisha krah punë dhe ndihëm financiare. Ishte djalë shembull, nuk ngatërrohej me njëri.

“As unë nuk do isha gjallë…”/ Fqinji i saj humbi jetën pas tritolit, reagon sërish Xhovana Nikolli: Faji është i shtetit që lejon kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu
Djali ishte në shtëpinë e vet, po shkonte në tualet, shpërtheu tritoli në derën e fqinjës, djali ishte në korridor dhe i ra dera në kokë. Nuk di çfarë të them më shumë ishte shumë e rëndë. Atë kisha mbështetje. Jam në pikë të hallit. Jam shumë keq dhe nga gjendja psikologjike dhe shpirtërore. ‘GoFoundMe’ e ka hapur mbesa ime për të ndihmuar dajën e vet. Ne jemi në vështirësi të mëdha ekonomike. Kemi marrë shumë mbështetje nga komuniteti. Gjitha Elbasani ka ardhur për ngushëllim. Askush nuk e priste që djali të ikte në atë mënyrë dhe kaq shpejt.

Unë nuk fajësoj askënd sepse nuk e di. Ja kam lënë në dorë shtetit të gjejë njerëzit që kanë vendosur tritolin sepse nuk kam me kë të merrem unë.”- tha ai.