Lulzim Basha takim me strukturat e PD në Elbasan

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Elbasan.

Qëllimi i këtij takimi ishte me njohjen e të pranishmëve me programin që po shpalos PD e Bashës kudo në Shqipëri.

‘Në Elbasan, me strukturat drejtuese të qarkut, të vendosur për të çuar përpara alternativën, programin dhe ekipin që do sjellë shpresën, të bindur që Shqipëria meriton më shumë’!- shkruan Basha në profilin e tij në Facebook.