Luiz Ejlli kthehet në BBV3! / Ja surpriza që do të ketë për gjithë fansat mbrëmjen e së shtunës!

Disa ditë më parë në një nga koncertet e tij, fituesi i BBV2 Luiz Ejlli, njoftoi se më datë 16 mars do të bëhet pjesë e BBV3.

Këtë njoftim të Luizit e konfirmoi dje moderatori Ledion Liço, i cili njoftoi se të shtunën Luiz Ejlli do të jetë pjesë e BBV.

Ndërsa të gjithë menduan se Luizi do të bëhet pjesë e shtëpisë si i ftuar special për të kënduar, një surprizë për të gjithë fansat ka ardhur nga Luizi dhe Ledioni, pasi ky i fundit ka njoftuar se Luizi do të jetë përgjatë gjithë mbrëmjes pjesë e spektaklit.

Ndërsa nuk dihet ende nëse Luizi do të jetë i ftuar si opinionist, duke zëvendësuar kështu për një mbrëmje Arbërin ose Orin, apo do të jetë një opinionist i tretë. Megjithatë, mbetet të presim të shtunën për ta zbuluar.