Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke theksuar se lufta ndaj krimit të organizuar do të vijojë pa kompromis.
Përmes një postimi në Facebook, Braho u shpreh se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të përdorë të gjitha instrumentet ligjore për të goditur aktivitetet kriminale.
Ai theksoi gjithashtu se në fokus të hetimeve do të jenë jo vetëm grupet kriminale, por edhe çdo zyrtar publik që bashkëpunon apo ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë veprimtarinë e krimit të organizuar.
Sipas Brahos, SPAK mbetet i vendosur të veprojë me forcën e ligjit ndaj çdo individi të përfshirë në këto aktivitete.













