Luçiano Boçi çel zyrtarisht fushatën, Berisha entuziazmon pjesëmarrësit, ja çfarë bën(video)

Kandidati i opozitës Luçiano Boçi ka çelur fushatën zyrtarisht nëpërmjet një tubimi të madh në pallatin e sportit Tomorr Sinani të Elbasanit. I mbështetur fuqishëm nga Berisha, Boçi kërkon një mandat për drejtimin e bashkisë Elbasan. Ndryshe nga disa qytete të tjera, Boçi në Elbasan është kandidat i vetëm dhe ka marrë mbështetjen edhe të pjesës së demokratëve që mbështesin Lulzim Bashën. Në hyrjen e tij në pallatin e sportit Berisha deshi të përshëndeste me radhë demokratët dhe bëri xhiron e pallatit të Sportit duke u shoqëruar nga ovacione dhe duartrokitje.