Granit Xhaka është zgjedhur lojtari i vitit në Zvicër. Kjo është hera e tretë për mesfushsorin e Leverkusen që e rrëmben një çmim të tillë, duke konfirmuar kështu edhe momentin e mirë që po kalon te skuadra gjermane.
Pas fitimit të trofeut, ish-i i Arsenalit theksoi se është shumë krenar dhe i lumtur që vazhdon të vlerësohet në Zvicër, ndërsa thekson se për të nuk ka qenë aspak e lehtë. Gjithashtu nuk nguron të shprehet se është si “Vera e kuqe, gjithmonë e më i mirë”.
“Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza. Nëse, si unë në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium. Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i mirë, një shpirt i mirë ekipor. Ne gjithashtu kemi një trajner fantastik në Xabi Alonso.
Edhe pse gruaja ime është nga Dyseldorfi, ajo ishte kundër që ne të largoheshim nga Londra. Sigurisht, kjo i bëri gjërat edhe më të vështira. Gjithsesi, nuk është e lehtë të largohesh nga ky qytet i madh pas shtatë vitesh. Leverkusen më ofroi një kontratë afatgjatë. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë siç kanë shkuar, padyshim që ishte vendimi i duhur.
Në Angli kam mësuar shumë përsa i përket mentalitetit. Unë jam 31 vjeç tani, jo më i riu. Por unë jam si vera e kuqe – gjithmonë më mirë”.
A do të thotë kjo se tifozët në Basel mund të shpresojnë për një rikthim në fund të karrierës së tyre?
“Kur të mbarojë kontrata ime me Leverkusenin, do të jem gati 36 vjeç. Le të shohim nëse kam akoma dëshirë të luaj futboll. Por të luaj sërish bashkë me Taulantin me fanellën e Baselit është një ëndërr. Dhe deri më tani pothuajse të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar
Titullin e kampionit në Gjermani apo Kampionatin Evropian?
Eh, pyetje e vështirë! Le ta themi kështu: Nëse do të kisha një nga titujt me siguri, do të firmosja menjëherë”, përfundoi Xhaka