Ditën e djeshme, kanë kallëzuar te Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, shtetaset:
-R. M., 21 vjeçe, se i kanë hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat e saj;
-B. M., 42 vjeçe, se kanë hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat e vajzës së saj, 16 vjeçe.
Strukturat e specializuara të Policisë së Elbasanit po punojnë për të përcaktuar autorësitë e 2 rasteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














