Gjykata e Korçës ka vendosur lirimin nga qelia të kirurgut Nikolla Nunka, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të ngacmimit seksual.
Sipas burimeve, denoncimi ndaj mjekut është bërë tre ditë më parë nga një 21-vjeçare nga Korça, e cila ka kallëzuar rastin pranë autoriteteve policore.
Pas procedurave hetimore dhe shqyrtimit të çështjes në gjykatë, është vendosur zëvendësimi i masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ndaj kirurgut rëndon akuza për ngacmim seksual, çështje që pritet të vijojë në proces gjyqësor.













