Liga e Kombeve / Italia shtang Francën, e mund në shtëpi 3-1!

FRANCE – U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 15 gola.

Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Francës dhe Italisë. Italia e ka nisur me fitore të madhe sezonin e ri në Ligën e Kombeve, pasi triumfuan 3-1 ndaj Francës.

“Gjelat” shënuan të parët me Barkola në sekondën e 13-të, ndërkohë që kombëtarja e Spaletit përmbysi mes spektaklit, duke triumfuar në fund me rezultatin 1-3, falë golave të Dimarkos, Fratezit dhe Raspadorit.

Fitore po aq të thellë shënoi edhe Belgjika, që mposhti Izraelin, ku ndajnë kreun me italianët në Grupin A, përkatësisht Grupi 2.