Librazhd/ Procedim penal për kanosje për motive pronësie

Librazhd, 15 Shkurt 2026 – Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan në Prokurori shtetasin G. Ç., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin L. L., 51 vjeç, për motive pronësie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.