Librazhd – Procedim penal ndaj 34-vjeçarit që prishi qetësinë publike

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Librazhdit nisën procedim penal për shtetasin F. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka prishur qetësinë publike, ka fyer dhe bërtitur, si edhe nuk i është bindur urdhrit të policisë.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.