Librazhd, 24 dhjetor 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. G., 41 vjeç, për prishje të qetësisë publike.
Sipas policisë, 41-vjeçari ka hedhur kapsolla në ambient publik, ndërsa gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën dhe u sekuestruan disa pako me kapsolla, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













