Librazhd – 33-vjeçari dërgohet në spital pasi konsumoi pesticide

Librazhd, 4 Korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në qytetin e Librazhdit, ku një shtetas është dërguar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, M. A., 33 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike ka konsumuar pesticide. Falë ndërhyrjes së shpejtë mjekësore, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.