Lëvizja Bashkë protestë jashtë Parlamentit për minimumin jetik, deputetët “të qetë” në seancë plenare

Deputetët e parlamentit kanë nisur punimet e Kuvendit pasditen e sotme, ndërkohë që jashtë sallës Lëvizja Bashkë ka organizuar një protestë për miratimin e minimumit jetik.

Bëhet me dije se Lëvizja Bashkë e konsideron minimumin jetik “një çështje me rëndësi kritike për shoqërinë shqiptare”, kauzë kjo e ngritur edhe më herët nga ana e tyre.

Protestuesit kanë kërkuar një minimum jetik me vlerën mbi 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa brenda sallës së Kuvendit kanë nisur diskutimet për shqetësimet e qytetarëve.