Një tërmet i fuqishëm është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas Qendrës EuroMesdhetare të Sizmiologjisë, tërmeti ka patur magnitudë 4.8 të shkallës rihter, me epiqendër 2 kilometra nga qyteti i Lezhës dhe me thellësi 10 km.
Tërmeti është ndjerë në zonat përreth Lezhës, por edhe në kryeqytet.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë komentuar në aplikacionin e EMSC, duke deklaruar se veçanërisht në Lezhë, aty ku është epiqendra, lëkundjet kanë qenë mjaft të forta. Kjo ka bërë që disa banorë të lënë për pak momente banesat, duke dalë jashtë.
Deri më tani nuk ka patur paslëkundje, por fakti që thellësia e tij ka qenë 20 km, ka bërë që ai të ndjehet edhe në kryeqytet dhe në shtetet fqinje thone sizmiologet.