Pasi Këshilli i Ministrave mori vendimin për transparencë në çdo ndërmarrje bamirësie dhe vendosjen e rregullave strikte ndaj saj, Chiara Ferragni ka reaguar me një deklarartë të shkurtër.
“Jam shumë e lumtur që qeveria e zgjidhi kaq shpejt mungesën legjislative që kishte vendi. Ajo që më ndodhi mua më bëri të kuptoj sa e rëndësishme është të ketë rregulla për vendimarrjet e bamirësisë që lidhen me reklamime”, tha ndër të tjera Ferragni
Ajo theksoi se fatura finale e deklaruar do shmangë çdo gabim njerëzor apo dashakeq, por do tw heqë edhe të gjitha dyshimet për mashtrime ndaj atyre që i ndërmarrin.
Ligji në fjalë parashikon mbi 50.000 euro gjoba për të gjithë ata që thyejnë rregullat e të ashuquajturës “ddl Ferragni” në transparencën e reklamimit të produkteve që shkojnë për bamirësi.
Siç pretendohej në fillim të fushatës, panetonet ekskluzive do të shiteshin në treg me një vlerë 9 euro (ndërkohë që çmimi normal është rreth 5 euro) dhe nga shitja e çdo ëmbëlsire, një pjesë e fitimit do të dhurohej për spitalin e Torinos.
Kur skandali u zbulua, autoritetet e krimit ekonomik dhe financiar në Itali, zbuluan se kompania “Balocco” kishte bërë vetëm një transaksion prej 50 mijë eurosh në llogarinë e spitalit. Kjo ka ndodhur një muaj para se të niste fushata e bashkëpunimit mes Chiara-s dhe kompanisë së ëmbëlsirave.
