Nesër është afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit.
Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se si të dhënat e plotësimit dhe të formularit por edhe ata që refuzojnë ta plotësojnë do të merren parasysh.
“Po vijojmë nismën për vetëpastrimin e policisë së shtetit e mishëruar me urdhrin e ministrit të Brendshëm për plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit. Kujtojmë që nesër është afati i fundit. Ka edhe disa formularë të tjerë që duhen plotësuar dhe përfunduar brenda afatit.
