Lajme të këqija për Kombëtaren, Asllani dëmtohet para ndeshjes tek Interi

S’ka aspak lajme pozitive për trajnerin Sylvinho para startit të grumbullimit të Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

Pak minuta para fillimit të takimit, Interi ka bërë të ditur se mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani nuk do të ishte në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi për këtë sfidë. Ai jo vetëm që nuk do të luante titullar, siç mendohej nga shumëkush, por nuk do të ishte as në stolinë  rezervave.

Sipas klubit zikaltër, futbollisti ka një shqetësim në muskujt e kofshës së djathtë, ndaj është lënë pushim për takimin e sotëm. Një lajm që padyshim do të shqetësojë Sylvinhon, i cili shpresonte që të kishte të gjithë lojtarët në formë për dy sfidat e fundit vendimtare.