Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., 47 vjeç, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, se shtetasi P. A. e përndjek në rrjete sociale dhe në rrugë.
Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. U., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi V. S., 59 vjeç, punonjës në një karburant, se 32-vjeçari ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me një kartmonedhë të dyshuar false, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
– Pasditen e djeshme, ka kallëzuar shtetasi R. H., 38 vjeç, se më datë 05.01.2025 është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi N. H., 40 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
