Lajme nga kronika e orëve të fundit nga qarku i Elbasanit

Elbasan, 14 korrik 2025 – Policia e Shtetit ka evidentuar dhe proceduar disa raste të veprave penale në Cërrik dhe Librazhd, duke ndërhyrë me masa të menjëhershme ndaj autorëve.

Në Cërrik, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Po në këtë komisariat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, i cili ka goditur me send plastik një 18-vjeçare, për motive të dobëta.

Në Librazhd, specialistët e Hetimit të Krimeve referuan në Prokurori materialet për fillimin e procedimit penal ndaj:

B. B., 60 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, pasi gjatë përpjekjes për të djegur barishte ka shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi të egër;

M. M., 44 vjeçe, e cila akuzohet për ushtrim dhune psikologjike ndaj vjehrrës së saj.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vijimin e veprimeve ligjore.