Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzinat e Kurum International në ish-kombinatin Metalugjik të Elbasanit.
Burime jo zyrtare konfirmuan se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos njohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë.
Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.
Për pasojë një inxhinier dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur.Të plagosur janë personat me iniciale D. E dhe M.C .
Ata janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas në një spital privat,ne spitalin Amerikan.
