Shefqet Vërlaci vinte nga një familje e shquar elbasanase, ndër më të pasurat për kohën në Shqipëri. Më konkretisht, familja Vërlaci zotëronte rreth 1% të të gjithë territorit të Shqipërisë.
Shefqet Vërlaci shërbeu si kryeministër dy herë: në periudhën mars-maj 1924, fill para Revolucionit të Qershorit dhe 1939-1941, nën pushtimin italian.
Ai u nda nga jeta më 21 korrik 1946 në Zvicër, në një kohë kur kthimi në Shqipërinë komuniste do t’i kushtonte jetën.
Jeta dhe veprimtaria e Shefqet Verlacit
shefqet Vërlaci lindi në qytetin e Elbasanit, më 15 dhjetor 1878. Mësimet e para i kreu në qytetin e lindjes, ndërsa arsimin e mesëm në Manastir.
Vazhdon studimet e larta në Stamboll, në Shkollën e Lartë të Administratës “Mylqije”, por nuk e përfundon shkollën.
Në vitin 1912 zgjidhet deputet i Elbasanit në parlamentin e Perandorisë Osmane, por për shkak të konflikteve me Turgut pashën u detyrua të arratisej. Ishte ndër anëtarët e parisë së Elbasanit që përkrahën Pavarësinë e Shqipërisë, në nëntor të vitit 1912.
Më 21 shkurt 1914, bëhet pjestar i delegacionit që i dorëzoi në Gjermani kurorën Princ Vidit, ndërsa më 25 dhjetor 1918, përfaqësues i Elbasanit në Kongresin e Durrësit. Zgjidhet senator nga Kongresi i Lushnjës, edhe pse nuk mori pjesë në të.
Doli deputet nga zgjedhjet e 5 prillit 1921, 17 majit 1925, 17 gushtit 1928, 11 nëntorit 1932 dhe 31 janarit 1937. Në fushatën e zgjedhjeve të vitit 1921, kryesoi në Elbasan Grupin Pleqësor. Pas shpërbërjes së Partisë Përparimtare ku aderonte në fillim, ai ndikoi që deputetët e Elbasanit të përfshiheshin në formacionin jetëshkurtër politik, të quajtur Partia Kushtetuese. Pas vitit 1922 ai bëhet një nga emrat kryesorë të Partisë Popullore.
Shefqet Vërlaci ishte i pari që propozoi në Këshillin Kombëtar, heqjen e titullit “bej” dhe zëvendësimin e tij me fjalën “zotëri”.
Shëfqet Vërlaci ka qenë kryeministër nga 3 marsi deri më 27 maj të vitit 1924.
Në vitet 1925 – 1928, kur Shqipëria ishte Republikë, bëhet senator.
Më 1 shtator 1928, si anëtar i Komisionit të Asamblesë, i komunikoi Mbretit Zog, vendimin e posaçëm të asamblesë, që e shpallte Shqipërinë mbretëri dhe atë mbret.
Më 1 gusht 1937, u zgjodh anëtar i Këshillit Administartiv të Bankës Bujqësore, por karriera e tij do të marrë një tjetër drejtim pas pushtimit italian.
Më 1939 ai ishte një nga eksponentët kryesorë të Asamblesë së 12 prillit, që kreu të ashtquajturin “bashkim personal” midis Italisë e Shqipërisë.
Në të njëjtën ditë ai emërohet kryeministër dhe ministër i Punëve Botore dhe më 16 prill përfaqëson delegacionin e Asamblesë, i cili i dorëzoi në Romë kurorën e fronit, Viktor Emanuelit të III-të. U zgjodh senator i mbretësrisë italiane në vitin 1939. Mardhëniet e tij me italinët kanë qenë të veçanta. Edhe pse u vu në shërbim të tyre, ai ruante përballë tyre një lloj autoriteti që e gëzonte si një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, që nuk “i takonte” të njihte nënshtrimin. Kjo u bë shkak i një konflikti dhe vetë ministri i jashtëm italian, konti Çiano, njeriu që përgatiti pushtimin e Shqipërisë, në ditarin e tij shkruan kështu: “…Po ta kisha njohur më parë, nuk do ta kisha mbështetur emërimin e tij. Është njëri nursëz e do të na bezdisë…”.
Një konflikt pati edhe me mëkëmbësin e mbretit Jakomonin, i cili nisi nga karakteret e kundërta, konflikt i cili kulmoi në 1941, kur Jakomoni kërkoi zëvendësimin e menjëhershëm të tij me Mustafa Krujën, vendim i cili u zbatua më 3 dhjetor 1941. Në të njëjtën kohë ai u emërua ministër shteti i Italisë.
Pas largimmit nga posti i Kryeministrit, u tërhoq nga politika, ndërsa në fund të luftës, para vendosjes së regjimit komunist, u largua nga Shqipëria për në Itali, së bashku me djaline tij Ismailin dhe vajzën Behije (ish – e fejuara e A.Zogut). Në emigracion u bë një nga organizatorët e Grupit Kombëtar Indipendent në Romë, por nuk pati kohë të vihej në krye të tij, për shkak të përkeqësimit të shëndetit. La në Shqipëri gruan me dy vajzat, Fezilet e Mehtap.
Shefqet Vërlaqi ndërroi jetë në një spital të Zyrihut, e më pas u varros në Romë. Vdekja e tij nuk pati jehonë, edhe për faktin që qeverisja komuniste e kishte shpallur prej kohësh “kriminel lufte” e kishte kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri, gjë që e kërkoi deri në një vit pas vdekjes.
Shefqet Vërlaci ka qenë njeriu më i pasur i Shqipërisë. Në vitin 1939, ai zotëronte në pronësi të tij 3700 ha tokë, osë rreth 1% të fondit të përgjithshëm të tokës në vend.
Pas vdekjes së Xhaferr Ypit, më 30 nëntor 1940, u emërua edhe ministër e sekretar shteti për drejtësinë.
Vërlaci ishte i pari kryeministër shqiptar që përuroi në Kavajë fillimin e punimeve të hekurudhës Durrës – Elbasan, më 27 prill 1940.
Shefqet Vërlaci lindi në qytetin e Elbasanit, më 15 dhjetor 1878. Mësimet e para i kreu në qytetin e lindjes, ndërsa arsimin e mesëm në Manastir.

Marre nga ADE