Ky është një imazh tjetër i Elbasanit përtej ngjyrave të printuara të qendrës, qytetari publikon fotot

Në një faqe të njohur të qytetit, një intelektual elbasanas ka publikuar një kolazh fotosh të marra nga një pjesë e lagjes 5 Maj ku imazhi që transmeton është shumë larg ngjyrave 3D dhe printimeve në qendër të qytetit. Mungesa e sistemit të ndërtimit, mungesë rrugësh, mbeturina dhe shkolla Hamit Mullisi në gjendje të mjeruar është ana tjetër e medaljes që shohin cdo ditë banorët e kësaj zone me shpresën që një ditë ngjyrat e luleve do të zëvëndësojnë mbeturinat e përroit të Manasderes.