Ky që shihni në foto është 19 vjeçari Mikel Kovaci i cili ka mbetur i plagosur rëndë gjatë sherrit me thika mes të rinjve në Elbasan sipas ABC.
I përfshirë në sherr ishte dhe vëllai i tij Florenc Kovaçi 28 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Ky i fundit mësohet se po kurohej për depresion. Sipas policisë 2 vëllezërit janë përfshirë në një sherr banal me disa të rinj që degradoi në përdorimin e armëve të ftohta.
Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa blutë e Elbasanit bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit të rëndë. abcnews
Ende nuk ka persona të arrestuar për ngjarjen.
