Aksi Qukës-Qafë Plloçë kushtoi rreth 260 milionë euro, por problematikat me këtë aks kanë qenë të njëpasnjëshme.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje te dherave në hyrje të tunelit në aksin Qukës-Qafë Plloçë.
Në momentin e rrëshqitjes është goditur një automjet që ka qenë në lëvizje.
Fatmirësisht dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, duke dëmtuar automjetin vetëm në pjesën e përparme të tij.















