Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe orë me diell, parashikimi i motit për sot

TIRANË- Këtë të shtunë, 15 Nëntor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 18 °C.