Kush është mjeku nga Elbasani që humbi jetën në aksidentin tragjik të përplasjes së autoambulancës me autobusin në Itali?

Del foto e mjekut që humbi jetën në aksidentin tragjik të përplasjes së autoambulancës me autobusin me fëmijë në Itali.

Ai është Sokol Hoxha, 40-vjeç, me origjinë nga Elbasani. Sokoli kishte kryer studimet në Itali dhe vazhdonte punën si mjek atje, por sot, duke transportuar pacientin me autoambulancë humbi jetën tragjikisht.

Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës së Kryqit të Kuq që u përfshi në flakë ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.

Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.

Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç. Një prej tyre shoferi i autobusit që po transportonte fëmijët në një ekskursin mbeti i plagosur lehtë por është në gjendje shoku.

Emrat e viktimave
Ata janë Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.