Pak muaj më parë Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi zyrtarisht se një prej ish ministrave është marrë nën hetim nga SPAK.
I pyetur zyrtarisht nga Top Channel se cili është ministri në fjalë dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i një mase sigurie, Prokuroria ka dhënë një përgjigje zyrtare, pa dhënë detaje.
“Një ish-ministër është nën hetim. Nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme”-thuhet në përgjigjen e SPAK.













