Kuqan/Fusha e sportit e braktisur, të rinjtë kërkojnë ndërhyrje

Nga Era Rapçe

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me institucione të tjera është duke ndryshuar kurrikulat me qëllim afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me sportit por shpesh këto politika përballen me infrastrukturë të keqe apo mungesë totale të saj duke bërë që këto politika të mos zbatohen kudo. Mungesa e një fushe sportive të mirëfilltë në fshatin Kuqan në qarkut e Elbasanit, ka krijuar reagime të shumta nga të rinjtë sa i përket këtij aktiviteti sportiv. Nxënës nga shkolla e mesme dhe ajo 9-vjeçare në këtë fshat, ankohen se ata nuk kanë një fushë futbolli të mirëmbajtur për të luajtur dhe parë ndeshjet sportive. Megjithëse ekipet sportive janë formuar nga disa zona, për të zhvilluar ndeshje, fshati Kuqan e ka të pamundur të mirëpresi ekipet sportive, sepse ata nuk kanë një fushë futbolli të mirëmbajtur dhe të aksesueshme që të rinjtë dhe qytetarët e kësaj zone ta ndjekin.

Të rinjtë, gjithashtu, ankohen se kjo fushë futbolli dikur ka qenë e mirëmbajtur dhe ekipet sportive të zonave të ndryshme, kishin mundësinë të ndesheshin me kundërshtarët e tyre në futboll.

Orges Kumrija, një i ri i kësaj zone shprehet se:  “Fusha futbollit është i vetmi aktivitet fizik ku ne kalojmë kohën dhe ndeshemi me ekipet e tjera të fshatrave të ndryshme, por ne na mungon mbështetja nga pushteti lokal, i cili nuk na e mirëmban këtë fushë. Këtu siç e shikoni kjo fushë mbulohet nga bari i pakorrur, nga gurë, por dhe nga siguria e rrethimit, sepse nuk duhet që banorët e fshatit ta përdorin këtë fushë futbolli për të kullotur bagëtitë e tyre, pasi këtu është çdo gjë duhet të jetë e pastër dhe e qëndrueshme për lojtarët dhe tifozët”, –  thotë Kumrija.

Po ashtu mbi këtë shqetësim janë shprehur edhe banorët e këtij fshati. Përfshirja e sportit në shkolla është një mundësi e mirë për të rinjtë që të rriten të shëndetshëm. Dhe është shumë e rëndësishme që fëmijët të kuptojnë rëndësinë e aktivitetit fizik që në moshë të re. Por mungesa e një fushe sportive të mirëfilltë në fshatin Kuqan të qarkut të Elbasanit, e ka bere te pamundur zhvillimin e sporteve. Nxënësit nga shkolla e mesme dhe ajo 9-vjeçare në këtë fshat, ankohen se ata nuk kanë një fushë futbolli të mirëmbajtur për të luajtur dhe parë ndeshjet sportive. Megjithëse ekipet sportive janë formuar nga disa zona, për të zhvilluar ndeshje, fshati Kuqan e ka të pamundur të mirëpresi ekipet sportive, sepse ata nuk kanë një fushë futbolli të mirëmbajtur dhe të aksesueshëm që të rinjtë dhe qytetarët e kësaj zone ta ndjekin.

Të rinjtë, gjithashtu, ankohen se kjo fushë futbolli dikur ka qenë e mirëmbajtur dhe ekipet sportive të zonave të ndryshme, kishin mundësinë të ndesheshin me kundërshtarët e tyre në futboll.

E.H. një i ri që nuk dëshiron të identifikohet thotë se para disa viteve, kjo fushë ka qenë e mirëmbajtur, ku të rinjtë e talentuar, stërviteshin dhe zhvillonin ndeshje pothuajse çdo ditë, por pa përfshirë këtu ndeshjet e rëndësishme të ekipeve. Kjo ishte një qendër kryesore sportive, po në këtë vend po larogohet rinia. E kush do luaj më këtu unë dhe bashkëshortja ime!? Megjithatë, kjo fushë të paktën duhet sistemuar për nxënësit e gjimnazit dhe për 9-vjeçaren, sepse atyre i duhet ky aktivitet më shumë. Po edhe për ne që e ndjekim futbollin, mirë do ishte sepse kalojmë kohën dhe na pëlqen ta ndjekim, por siç e shikoni, këtë fushë e ka mbytur bari, dhe tani frekuentohet nga bagëtitë” – shprehet banori.

Banorët dhe të rinjtë e kësaj zone apelojnë që kjo fushë të jetë e aksesueshme dhe kërkojnë ndihmë nga pushteti lokal mbi mirëmbajtjen dhe komoditetin e duhur të fushës së tyre të vetme sportive.

Të kontaktuar drejtues të njësisë administrative nuk dhanë një kohë kur do të ndërhyhet në ambjentet  sportive të fshatit Kuqan. Investimi që kërkohet është minimal por deri tani ky shqetësim nuk është përfshirë në prioritetet e bashkisë Elbasan për investimet në zonat rurale.