Kthjellime e vranësira të pakta, si parashikohet moti për ditën e sotme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite. Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave. Në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Era e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.