Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

TIRANA- Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore. megjithatë nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2 – 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 24 °C,

në vendet e ulëta: 10 / 26 °C,

në vendet malore: 8 / 20 °C.