Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës shtim i vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në veri e verilindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar kryesisht në relievet malore.
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës shtim i vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në veri e verilindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 10-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 24 °C,
në vendet e ulëta: 10 / 26 °C,
në vendet malore: 8 / 20 °C.
