Kthimi i vulës, festë poshtë ballkonit të Berishës

Vendimi i gjykatë së Apelit në Tiranë, për t’ia rikthyer vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës, është pritur me entuziazëm të madh nga mbështeësit e tij.

Në rrugën e famshme tashmë, poshtë apartamentit të Berishës, dhjetra mbështetës e kanë pritur këtë moment me këngë e valle.

Mes tyre janë parë edhe dy fëmijët e Sali Berishës, Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha. Argita Malltezi është përfolur gjithnjë e më tepër si trashëgimtarja e mundshme e PD-së.

Demokratët e kanë vlerësuar vendimin e Apelit, ndonëse për muaj me radhë nuk i ndalën sulmet duke e quajtur gjykatën si “të kapur nga Edi Rama” dhe që “mban peng vulën e PD-së”.