DURRËS- Një shtetas turk, organizator i një rrjeti prostitucioni në Durrës, është arrestuar nga policia. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar tre shtetaset kineze për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës. Gjithashtu janë sekuestruar tre celularët e tij. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, në kuadër të operacionit “Space”, të organizuar më datë 22.09.2025, për goditjen e një rasti të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit.
Identifikohet dhe vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetas turk.
Sekuestrohen 3 celularët e këtij shtetasi.
Gjatë fazës së parë të operacionit “Space”, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi 3 shtetase kineze dhe referoi materialet në Prokurori, për 5 shtetas.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në një rast të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, identifikuan organizatorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar 3 shtetaset kineze (të arrestuara gjatë operacionit “Space”), për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
