Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në rugën “Halit Haxhija” në kryeqytet.
Një 39-vjeçar, i identifikuar me inicialet P. B., është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, ka dalë nga rruga duke përplasur lehtë 5 shtetas (këmbësorë), të cilët po lëviznin në trotuar.
Policia bën me dije se më pas ai është larguar duke braktisur automjetin.
Të dëmtuarit, pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, janë larguar për në banesë. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit
