Kryebashkiaku Llatja reagon me një status të vakët për zjarrin, qytetarët irritohen

Reagimi i vakët i kryetarit të bashkisë Elbasan mbi zjarrin në fushën e skrapit të kompanisë Kurum ka bërë që në murin e tij në rrjete sociale të ketë edhe komente negative dhe jo vetëm duartrokitje apo përgëzime për punën e bërë.

Gledian Llatja nuk ka asnjë reagim mbi pasojat që ka qyteti, mbi përgjegjësitë që duhet të mbajë kompania dhe mbi hetimin që duhet të kryhet me shpejtësi për këtë ngjarje të tmerrshme mjedisore që përfshin në pak kohë Elbasanin pas djegies së fushës së mbetjeve.
Njëkohësisht mungojnë reagime të të zgjedhurve dhe mbajtja e një qëndrimi për këtë ngjarje të rëndë që pasojat I ka të tmerrshme dhe po tentohet të kalohet në heshtje derisa plastika e fundit të digjet në fushën e mbetjeve të Kurum.
Nuk ka asnjë reagim nga prokuroria Elbasan e cila duhet të ishte ngritur në këmbë dhe të bëhej cdo përpjekje që kjo ngjarje të hetohet profesionalisht.