Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, thirret në SPAK!

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK.

Kryebashkiaku socialist ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (10 korrik).

Ende nuk dihet çështja për të cilën kryebashkiaku i PS-së është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Pjerin Ndreu u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Lezhë në vitin 2019, ndërsa fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Më herët ai ka qenë deputet i qarkut të Lezhës, ndërsa karrierën e ka nisur fillimisht në radhët e policisë së shtetit.