TIRANË- Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Në videon e mëposhtme ai shihet futet i vetëm në ambientet e SPAK. I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se do ta tregonte kur të dilte, pasi tha se nuk e dinte. “Kur të dal, nuk e di”, tha Isai shkurtimisht.
Dyshohet se kryebashkiaku është kallëzuar në SPAK nga Esmerald Xhafa, për disa vepra penale si shpërdorimi i detyrës, korrupsion pasiv dhe aktiv, fshehje e pasurisë dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
