Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka bërë publike një ftesë të hapur për profesionistë nga të gjitha fushat, për t’u bërë pjesë e administratës vendore. Në një njoftim zyrtar, ai u shpreh:
“Ftojmë profesionistë nga çdo fushë të bëhen pjesë e administratës sonë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit që të gjithë duam.”
Ky njoftim vjen në kuadër të nismës së Kryeministrit Edi Rama për reformimin dhe rritjen e cilësisë së punës në bashkitë e vendit.
