Mediat greke zbulojnë se i riu që u vra dhe u dogj brenda makinës është Sulo Halili.
Trupi i gjetur brenda një makine të shkrumbuar pak ditë më parë në Skuaora të Greqisë i përket 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili.
“Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…”/ “Oti i Elbasanit” në GJKKO: Fola me dy GAZETARË të hiqnin LAJMET për mua! (Me Florenc Çapjan kam patur konflikt)
Sipas “HuffingtonPost” në gjuhën greke, rezultatet e ADN-së kanë konfirmuar dyshimet e autoriteve se viktimë mund të ishte i riu shqiptar, gjurmët e të cilit ishin zhdukur që nga pasditja e 4 nëntorit. I riu nga tepelena është baba i 1 fëmije dhe rezulton pa precedentë penalë.
Sipas informacioneve nga “HuffPost”, oficerët e vrasjeve, duke përfituar nga dita dhe ora e zhdukjes së 27-vjeçarit, arritën të gjenin pamje filmike në Vilia, Atikë, ku viktima po i afrohej fshatit me makinën e tij dhe rreth 10 minuta më vonë po largohej makina e vjedhur me targa të falsifikuara, brenda së cilës u gjet trupi i karbonizuar i 27-vjeçarit.
Policia beson se viktima shkoi të takonte dikë në Vilia, por nuk mund të thotë me siguri se ku është vrarë.
27-vjeçari nga Tepelena kishte një precedent të pastër penal dhe hetuesit e vrasjeve, nëpërmjet të dhënave në telefonin e tij celular dhe dëshmive nga ata përreth tij, shpresojnë të identifikojnë prova që do t’i ndihmojnë ata të zgjidhin vrasjen.
Policia dyshon se viktima mund të jetë përfshirë në veprimtari kriminale ose është gjetur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Priten analizat e ADN për të vërtetuar identitetin e tij.
Mediat greke shkruajnë se nga mënyra e veprimit, me një makinë të vjedhur disa muaj më parë, të cilës i kishin vënë madje targa që korrespondojnë me një automjet të së njëjtës markë dhe ngjyrë nga Katerini, fakti që viktima ishte e prangosur dhe e lidhur në shpinë, dhe tani elementi i të shtënave, të gjitha tregojnë për një ekzekutim nga profesionistë.
Me shumë mundësi ishte një kontratë vdekjeje.
Ndërkohë, ka edhe prova se autori ose autorët e krimit kishin njohuri për zonën, pasi vendi i shkretë i kombinuar me të vetmin shteg largimi, tregon se ata nuk kanë mbërritur atje rastësisht./HuffingtonPost













