Fatkeqësisht tre fëmijët e çiftit kanë qenë dëshmitar të krimit makabër dhe më pas kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët duke trokitur në dyert e tyre pas ngjarjes.
DORTMUND- Personi që shihni në foto eshtë Azem Xhemaili, i cili vrau bashkëshorten e tij në Dortmund, ku jetonin prej disa vitesh. Fatkeqësisht tre fëmijët e çiftit kanë qenë dëshmitar të krimit makabër dhe më pas kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët duke trokitur në dyert e tyre pas ngjarjes. Gjithashtu 28-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua në spital pasi fqinjët lajmëruan policinë dhe ambulancën.
Por fatkeqësisht, ajo nuk mundi dot tu mbijetonte plagëve të marra nga goditjet me thikë duke ndërruar jetë në spital. Siç raportohet Xhemaili, pas kryerjes së krimit, ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Nurembergut.
Sipas policisë dhe prokurorisë, ndaj tij po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa autoritetet po analizojnë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërsa sipas dëshmitarit i cili e njeh personalisht familjen, 33-vjeçari njihej për dhunën që ka ushtruar ndaj viktimës dhe kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.
